
Roboti qe arrin te beje 120 pica ne ore
Një firmë franceze ka krijuar një robot me tre krahë i cili arrin të përgatisë deri në 120 pica brenda 1 ore.
Picat trandicionale të cilat përgatiten nga një njeri shumë shpejt mund ti përkasin së shkuarës duke qënë se robotët mund të bëjnë të njëjtën gjë mjaft mirë. Një firmë franceze e quajtur Ekim ka krijuar një robot autonom me tre krahë në mënyrë që të përshpejtojë proçesin e bërjes së picave. Ekim shpreson të instalojë robotin e tij autonom me tre krahë, i cili është i aftë të gatuajë pica të freskëta çdo 30 sekonda, në restorante të automatizuara të cilat punojnë çdo ditë të javës në 24 orë pa ndërprerje. Veprimet e robotit janë programuar që të përkojnë me ato të një picieri të vërtetë, dhe të tre krahët punojnë në mënyrë të pavarur për të bërë të mundur që roboti të bëjë disa pica në të njëjtën kohë.
Ne nuk jemi më të shpejtë se një picier për shkak se në varësi të porosisë një roboti mund ti duhet deri në 4 minuta për të përgatitur një picë. Pasi është marë porosia roboti mer kohë për të gatuar mirë si dhe për të vendosur përbërësit e duhur tha themeluesi i firmës Ekim. Por roboti ka tre krahë dhe mund të organizojë punët dhe gjithashtu të bëjë disa pica njëkohësisht. Pra me të vërtetë ne na duhet deri në katër minuta e 30 sekonda për të përgatitur një picë, por në rastin tonë ne shpërndajmë pica tek klientët tanë çdo 30 sekonda, gjë e cila na lejon ne të shpërndajmë deri në 120 pica në një orë, ndërkohë që një picier i vërtetë mund të bëjë deri ne 40 pica në të njëjtin hark kohor. Ideja e një roboti të tillë lindi kur dy inxhinierë të Ekim ishin studentë ku ngrënia e një ushqimi të shpejtë dhe të një cilësie të ulët u bë një gjë e padurueshme për ta. Firma prodhuese e robotit është duke kërkuar për një vendodhje sa më të mirë për të ngritur një shërbim të bërjes së picave përmes robotit, duke përdorur produkte nga Franca dhe Italia.
Ashtu si me një makinë shitjeje, koncepti i robotit që bën pica do tu lejonte klientëve të porosisnin një picë të freskët në çdo kohë të ditës. Duke përdorur një ekran të automatizuar, ata mund të zgjedhin nga një sërë llojesh të picave, duke përfshirë Margherita tradicionale dhe gjithashtu katër djathrat. 'Njerëzit në ditët e sotme kanë më pak kohë për të ngrënë, shumica e tyre mezi kanë 30 minuta për të ngrënë drekë. Prandaj, ata duhet të zgjedhin mes kohës dhe cilësisë së ushqimit. Ajo që arrin të bëjë roboti, i përfshin të dyja"tha Goldman. Restorante të tjera anembanë botës kanë përdorur automatizimin e ushqimit për të shërbyer porositë, dhe në një tjetër në Californi shihen njerëz dhe robotë duke bërë pica së bashku.
Por për disa, një picë mund të bëhet vetëm nga njërrzit pasi sipas tyre, Një qenie njerëzore është më e shpejtë, si dhe ai është i aftë të dallojë nëse brumi është i mirë apo jo", tha një picier i lindur në Napoli, Vittorio Monti, ndërsa shërbeu picat në një restorant në Paris. Në rast se ka ndonjë problem shprehet ai, një robot nuk mund ta tregojë, por një picier po.
Më të lexuarat








